Mund të përfundonte në një tragjedi të vërtetë aksidenti që shkaktoi një shqiptare ditën e shtunë në Caranova të Italisë.

Të premten ajo teksa drejtonte një minifurgon ka përplasur një familje të tërë që po kalonte rrugën. Të plagosur mbetën një foshnje 1-vjeç e gjysmë dhe prindërit, mamaja 26-vjeçare dhe babai 31 vjeç.

Foshnja dhe babai kanë mundur të shpëtojnë me dëmtime të lehta, ndërkohë që trauma më të rënda ka pësuar gruaja.

Mësohet se shoferja e makinës ishte një shqiptare 41-vjeçare. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur. Gruaja shqiptare ka qenë në gjendje të dehur në drejtimin e mjetit./tvklan.al