Një grua shtatzënë mendon të divorcohet, pasi zbuloi se cili ishte emri që bashkëshorti i saj dëshironte ti vinte foshnjës ende të palindur.

23-vjeçarja është 7 muajsh shtatzënë me fëmijën e parë  dhe çifti është duke u përpjekur për ti gjetur emrin foshnjës, shkruan

Mirror.

Burri i saj, 24-vjeç ka thëne se dëshiron t’ia vendosë ai emrin foshnjës, dhe gruaja fëmijës së dytë.

Por debati ka lindur, pasi nëna shtatzënë ka mësuar se cili do të ishte emri i foshnjës së tyre. Ai ka zgjedhur një emër shumë të ngjashëm me emrin e ish të dashurës, të cilën gruaja pretendon se ai e ka dashur shumë.

Ajo thotë se ish e dashura e tij, i ka shkaktuar shumë telashe në ditët e para të marrëdhënies së tyre dhe se situata është përmirësuar kur ajo ka ikur.

Gruaja është e shqetësuar, pasi bashkëshorti i saj këmbëngul shumë për vendosjen e atij emri dhe se është duke menduar që të bëjë dokumentat për ti kërkuar divorcin.

Ajo e ka publikuar historinë e saj në Reddit, për të marrë këshilla.

“Përshëndetje! Dua të divorcohem nga bashkëshorti im, pasi ai dëshiron ti vendosë foshnjës sonë, emrin e ish të dashurës së tij. Ne kemi ndenjur 1 vit në lidhur, më pas jemi martuar, dhe unë tani jam 7 muajsh shtatzënë dhe kohët e fundit kemi filluar të mendojmë për emrin e foshnjës. Që në momentin që zbuluam se ajo ishte një vajzë , burri im tha se, dëshironte që ajo të mbante emrin njësoj siç e ka pasut ish e dashura e tij

”, shkruan ajo.

Kjo ka sjellë telashe të shumta në martesën e çiftit.

“Kur e pyeta, se përse dëshiron që ti vendosë këtë emër, ai më tha se, nuk dëshiron të kujtojë ish të dashurën, por thjesht i pëlqen. Por, ai nuk e kupton se kjo ndikon shumë tek mua”,

shkruan ajo.

Pjesa më e madhe e komenteve thonë se sugjerimi i tij është i papranueshëm dhe i sugjerojnë asaj të mos pranojë që vajza e tyre të mbajë emrin e ish të dashurës së tij.

/tvklan.al