Një grua në muajin e gjashtë të shtatzënisë u gjet me kokën e prerë në apartamentin e saj në Costa Blanca, në lindje të Spanjës. Trupi i pajetë i Isabell Elena Răducanu, sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, u gjet nga partneri i saj spanjoll, pasditen e së hënës.

Juan Vicente u kthye në shtëpi nga puna, për të zbuluar të dashurën e tij 36-vjeçare në shtrat, pa rroba dhe me një plagë të bërë nga një thikë e madhe në anë të qafës.

32-vjeçari konfirmoi se Răducanu kishte punuar si prostitutë dhe ishte 6 muajshe shtatzënë me fëmijën e tij. Gruaja nga Rumania kishte edhe një vajzë 8-vjeçare.

Ngjarja tronditëse bëri që në qytezën spanjolle të shpallej një ditë zie. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet megjithatë ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Vrasja tronditëse vjen vetëm disa ditë pasi një burrë vrau partneren e tij e më pas veten në Valencia. Besohet se 29-vjeçarja Beatriz Arroyo është viktima e 999 në Spanjë, që prej 2003-it kur vdekjet me bazë gjinore nisën të regjistroheshin. Pasi vrau partneren 48-vjeçari u hodh nga kati i pestë./tvklan.al