E ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Olimbi Hoxhaj, drejtore e shoqatës së personave të prekur me virusin HIV/AIDS. Kjo shoqatë është themeluar në vitin 2004, një vit pasi ajo zbuloi se ishte infektuar me virusin HIV/AIDS.

Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo kuptoi lajmin e trishtë se jo vetëm ajo, por edhe 3 djemtë e saj ishin bartës të virusit. Vajza e saj e madhe nuk është infektuar, për shkak se ka lindur para se bashkëshorti i saj të infektohej me virusin, nga një tranfuzion gjaku në spital në vitin 1993.

Jeta për të dhe fëmijët ka qenë tejet e vështirë sepse janë përballur me refuzim dhe janë përjashtuar nga gjithçka.

Sipas saj, numri i të prekurve me HIV në Shqipëri është rreth 1300, por prej tyre rreth 200 kanë ndërruar jetë.

Rreth 1300 raste, por nga këta më shumë se 200 raste kanë ndërruar jetë. Është një nga plagët që akoma e kemi të hapur nga AIDS, vitin e kaluar kishim 27 humbje jete brenda vitit. Shifër shumë e lartë për Shqipërinë, qoftë nga rastet e diagnostikuara, qoftë në rastet e vdekjes. Kemi nga fëmijët deri në moshë 74 vjeç, që ka qenë rasti më i moshuar”.

Më tej, Hoxhaj tregon se në shoqatën e tyre është paraqitur një rast nga një zonë rurale, ku e gjithë familja është e prekur nga virusi. Kryefamiljarja ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ka mundësi ekonomike.

Ne kemi një rast nga një zonë rurale, janë familje e infektuar, burrë, grua, fëmijë. Kryefamiljarja ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, do t’i vendoset një implant në pjesën e legenit që lidhet me pjesën e funksionit për të ecur, sepse e ka bërë kohë më parë, por tani duhet ta ndërrojë. Për këtë na është drejtuar ne si shoqatë, për të krijuar një si lloj ndërgjegjësimi, ose ajo që quhet ngritje fondesh, për të përballuar pasi janë në kushte ekstreme të pamundësisë financiare për ta përballuar. Në qoftë se dikush e ndjen se mund ta mbulojë“.

Olimbia tregon se ndërhyrja do kryhet jashtë vendit dhe kushton nga 5 mijë deri 6 mijë Euro. Personi nuk dëshiron të publikohet sepse jeton në një zonë rurale dhe nuk do që të paragjykohet. /tvklan.al