Zv/kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka deklaruar se situata politike në Maqedoninë e Veriut është stabile. Ai foli për hapjen e negociatave dhe tha se është shumë e vështirë që kjo gjë të realizohet për Shqipërinë dhe RMV-në.

Sipas Grubit, deri në mbledhjen e Këshillit të Europës, Maqedonia do të presë si do të dalin zgjedhjet parlamentare në Bullgari dhe se si do të formohet qeveria e re atje. Po ashtu sipas tij ndikim ka edhe mënyra si do të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri.

Hapja e negociatave me Maqedoninë është e lidhur me Shqipërinë. Nuk është fare çudi që për hir të njërës apo tjetrës, të digjen të dyja bashkë. Që do të thotë, a mendoni që do të hapen negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë?

Është shumë e vështirë që të arrihet të hapen negociatat deri në mbledhjen e KiE në Qershor pasi në fillim të muajit Prill do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Bullgari dhe do të presim se si do të dalë rezultati dhe formimi i qeverisë. Dritarja e mundësive është shumë e vogël për të negociuar një marrëveshje të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë për Maqedoninë e Veriut dhe me atë rast dhe Shqipëria varësisht nga mënyra si do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe këtu, uroj që gjithçka të jetë në rregull dhe të kemi nota shembullore nga partnerët tanë në BE që të mos paraqesë pengesë për të marr vendimin pozitiv./tvklan.al