Trajneri Bilali shpreson tek fitorja me Rumaninë

Kombëtarja e Basketbollit të meshkujve ka nisur përgatitjet për takimin me Rumaninë që do të luhet në shtëpi i vlefshëm për parakualifikueset e Europianit 2025. Disa lojtarë të rinj janë pjesë e grupit të ngritur nga trajneri Afrim Bilali.

Kombëtarja e Basketbollit po stërvitet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, ku më 3 Korrik do të luhet takimin përmbyllës i kësaj faze. Bilali shpreson.

Shqipëria ka vetëm një fitore në 3 ndeshjet e para, atë ndaj Luksemburgut më 25 nëntorin e kaluar me rezultatin 92 – 89. Me Rumaninë në transfertë më 24 shkurt Kuqezinjtë u mundën 101 – 84.

Tv Klan