Katër ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i la në burg, gjashtë nga nëntë të arrestuarit e grupi Bajri kërkojnë lirinë në Apel. Ata kërkojnë caktimin e masë më të lehtë se sa ajo e arrestit me burg. Ankimet u depozituan në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.

Të arrestuarit që kërkojnë lënien e qelisë janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Klaudio Hoxhalli dhe Denis Brajoviq. Prokuroria dhe policia njoftuar se mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal, vrasje, vrasje e mbetur në tentativë, gjobëvënie, si dhe trafik lëndësh narkotike.

Ankimim për ndryshimin e masës pritet të bëjë dhe Armir Grimaj, ish-trajneri i Kombëtares së Futbollit të Femrave dhe Fabiol Rexhepi, ish-portier i Tërbunit. Ata dyshohet se kanë fiksuar rezultatin e një ndeshje futbolli.

Në Holandë, për llogari të këtij hetimi janë të arrestuar Behar Bajri dhe Samet Halluni, për të cilët kanë filluar procedurat e ekstradimit. Në kërkim vazhdojnë të jenë Nelson Hysa dhe Enver Bajri, i cili konsiderohet si drejtuesi i grupit. Policia dyshon se ai fshihet në Belgjikë ose Holandë aty ku grupi merrej me trafikun dhe shitjen e drogës.

Tv Klan