Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me konferncën e kreut të Shtetit Ardi Veliu, i cili bëri të ditur detaje nga operacioni me 11 të arrestuar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Paloka shtron një pyetje lidhur me 6 muajt e përgjimeve.

“ Paska dalë Drejtori i Policisë , i emeruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.

“Kemi 6 muaj që i përgjojmë”- thuhet në deklaratë.

Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me pergjimet e tjera…?

, shkruan Paloka./tvklan.al