Jo vetëm trajneri Panucci, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kanë bindjen se grupi i futbollistëve të grumbulluar do të jetë çelësi i suksesit në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Jemi grup që e njohim lojën e njëri-tjetrit pasi kemi pas shumë ndeshje edhe më parë. Nuk duhet ta gjykojmë ekipin në bazë të atyre dy ndeshjeve. Është momenti të shohim fytyrën e vërtetë dhe prova më e afërt janë këto dy ndeshje”,

thotë Bekim Balaj.

I rikthyer në Kombëtare, Ledian Memushaj nuk e sheh si fort të lehtë përballjen e parë me Izraelin.

“Nuk do jetë si ajo ndeshja në Izrael. Ata do luajnë në mbrojtje, në ne sulm. Unë nuk besoj tek një lojtar. Në radhë të parë është grupi sepse grupi ka bërë diferencën se s’kemi lojtarë si Messi e Ronaldo”.

Lojtarët kanë nisur stërvitjen, por taktika e Panuccit ende nuk është zbuluar. Tekniku do të kërkojë të kuptojë fillimisht formën e lojtarëve e më pas të gjykojë për taktikën që do të përdorë.

Tv Klan