Shkak bëhet gjendja shëndetësore jo e mirë e bashkëthemeluesit të grupit, Chris Martin

Grupi i njohur britanik Coldplay ka anulluar së fundmi koncertet e ardhshme në Brazil, shkak për këtë është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e bashkëthemeluesit të grupit , Chris Martin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë grupi përmes një postimi në rrjete sociale

“Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro deri në fillim të vitit 2023. Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri të Chris, i cili është vënë nën urdhrat e rreptë të mjekut për të pushuar për tre javët e ardhshme.”

Grupi i kërkoi falje fansave dhe kërkoi mirëkuptimin e tyre, duke thënë se për momentin gjendja shëndetësore e 45-vjeçarit është prioritet.

Grupi Coldplay njoftoi muajin e kaluar se do të performonin turneun e tyre “Music of the Spheres World” me një transmetim global në një koncert në Buenos Aires, më 28-29 Tetor.

Klan News