Drejtori i Policisë së Durrësit tregon se si u zabardh krimi i rëndë në Shënavlash

Drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hita, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan se si u arrit të zbardhej vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij. Sipas tij dyshimet e para lindën pas gjetjes së makinës, ku u vu re që gjatë rrugës ajo ndiqej nga një mjet tjetër që rezultoi të ishte i një fqinji.

I bëmë një profil analitik viktimës, nxorrëm të dhëna, ai nuk kishte humbur ndonjëherë kontaktet, jetën e kishte të lidhur te puna e te familja, i kishte afër, në këto rrethana ai s’mund të largohej dhe të linte makinën në një vend të pazakontë. Familja e tij na thanë se ka marrë dhe mjekim për të sëmurë mendor, ku na paraqitën disa dokumenta shëndetësorë dhe receta që i kishin bërë vite më parë, por nuk na rezultonte e vërtetë.”

Kreu i policisë së Durrësit theksoi se dyshimet për një vrasje të mundshme u përforcuan pasi vunë re që asnjë nga familjarët nuk kishte tentuar të kontaktonte me Pëllumb Metën pas zhdukjes së tij.

“Të gjitha këqyrjet e telefonave rezultoi që familjarët nuk e kishin telefonuar dhe kjo na çoi që të dyshonim më shumë se këtu kishim të bënim me një ngjarje kriminale.”

Hita u shpreh se grupi hetimor është i bindur se vrasja është kryer nga djali i madh dhe jo nga motra siç ata deklaruan para gjykatës.

Nga rrethanat e hetimit, na rezulton që motër e vëlla kanë planifikuar dhe kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja. Djali tjetër ka qenë në punë, bashkëshortja nuk ka qenë prezente, ka qenë jashtë. Hetimi nuk mbyllet as me një ditë e as me dy, ai patjetër që do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Nuk mund të të them përfundimisht është djali apo vajza, por ne jemi të bindur që vrasjen e ka bërë djali.”

Drejtori i Policisë së Durrësit tha në deklarimet e tyre fëmijet e paraqisnin babai si autokrat që sundonte mbi familjen, çka i deytroi ata të kryenin aktin e rëndë.

Klan News