Grupi i trafikut të drogës, ku bënte pjesë dhe Klemend Balili, dyshohet se ishte një nga më aktivët në Europë dhe kishte disa linja trafiku.

Njëra prej tyre ishte nga Saranda drejt Greqisë me skaf dhe më pas nisej më kamionë drejt vendeve si Belgjika, Hollanda dhe Spanja.

Por në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimi i policisë greke dhe shqiptare, ky grup shfrytëzonte edhe rrugë të tjera. Ka dyshime se për të trafikuar lëndë narkotike drejt Europës nga ky grup është përdorur Porti i Durrësit apo edhe rrugë të tjera tokësore.

Grupi sipas hetuesve e kamuflonte mjaft mirë ngarkësën e drogës në kamionët me të cilët transportohej.

Pala greke ka dyshime se sasia prej 700 kilogramë kanabis, e sekuestruar në Portin e Durrësit në Tetor të 2015, fshehur në një kamion më lëndë drusore, të ketë qënë e këtij grupi.

Në një tjetër rast në Hollandë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine, droga ishte e fshehur në kamion, i cili transportonte çokollatë të shkrirë.

Këto teknika trasporti shmangin kontrollet, skanerat, por edhe qentë Antidrogë, të cilët e kanë mjaft të vështirë të nuhasin lëndën narkotike.

Klemend Balili, sipas policisë greke, ishte finacuesi, si dhe personi që gjente kanabisin në Shqipëri, ndërsa dy shqiptarët e tjerë të arrestuar një ditë më parë në Belgjikë, Dhimitër e Xhevahir Poti ishin përgjejgjës për shitjen e drogës dhe mbajtjen e kontakteve me grupe të tjera kriminale në Europën Perëndimore.

Tv Klan