Firmosin 45 deputetë mbështetës të Berishës e Bardhit

45 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i janë drejtuar me një kërkesë Kuvendit për hetimin parlamentar të koncensioneve në shëndetësi.

Bëhet fjalë për 4 kontratat publike; atë për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore, për shërbimin e hemodializës, ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, si dhe kontratën për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40 – 65 vjeç.

Sipas grupit të demokratëve nga auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit dhe hetimet e SPAK-ut për 4 kontratat që përllogariten në vlerën 45.5 miliardë Lekë vihen re shkelje të akteve ligjore e nënligjore, që ngrihen në nivelin e përgjegjësisë penale, si në fazën e përzgjedhjes dhe shpalljes së fituesit, ashtu edhe në zbatimin e kontratave.

Tv Klan