Policia belge i zbuloi lokalin e kthyer në bazë kriminale

Grupi kriminal i trafikut të drogës dhe armëve që u godit në Antwerp të Belgjikës, dyshohet se drejtohej nga një prej 12 shqiptarëve të arrestuar, konkretisht nga Fatos Markaj që shihni dhe në këtë foto. Të dhënat lidhur me këtë operacion janë bërë me dije nga policia belge e cila evidenton 51-vjeçarin se kokë të grupit.

Shqiptari Fatos Markaj ndër të tjera rezulton të jetë pronar i një kafeneje të quajtur Pimpelhof në qytetin e Antwerpit që shihni dhe në këto pamje, vend ku policia dyshon se mblidheshin anëtarët e grupit dhe bënin pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.

Ky ambient ishte mes 19 vendeve që policia belge në koordinim me atë shqiptare bastisën mëngjesin e së mërkurës ku në pranga përfunduan 18 persona.

Hetimi për goditjen e këtij grupi nisi në 2022, pas goditjes së disa tentativave të trafikimit të armëve të zjarrit drejt qytetit port të Antwerpit.

Nga këtu u iniciua dhe operacioni për goditjen dhe dokumentimin e veprimtarisë së grupit kriminal në përbërje të cilit ishin 12 shqiptarë të cilët trafikon armë dhe ngarkesa qindra kilogramëshe me kokainë nga Amerika Latine.

Tv Klan