Grupi popullor K-pop Tomorrow X Together, po bën debutimin e tij në turneun evropian duke u ndjerë te frymëzuar dhe te emocionuar pas dy muajsh larg vëmendjes.

Big Hit Music, e cila gjithashtu menaxhon super yjet e K-pop BTS, njoftoi në Janar se grupi do të bënte një “pauzë afatgjatë” për të pushuar dhe për të kaluar kohë me familjet e tyre. Kjo ndodhi pasi udhëheqësi i grupit Soobin tha se po merrte pushim për arsye shëndetësore.

Grupi nisi performancën e parë në skenën e O2 Arena të Londrës. Grupi, i përbërë nga Soobin, Yeonjun, Beomgyu, Taehyun dhe Hueningkai, debutoi në Mars 2019.

Albumi i tyre “Minisode 3: TOMORROW” renditet si albumi i 10-të më i shitur i vitit 2024 në nivel global.Turneu evropian, do të pasojë në Berlin, Paris dhe Amsterdam.

Klan News