PSGrupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të miratojë në seancë plenare të së enjtes, raportin e Komisionit Hetimor për Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa dhe anëtarin Lulzim Lelçaj.

Raporti i propozon Kuvendit shkarkimin e Çefes dhe Lelçajt për shkelje kushtetuese dhe ligjore gjatë veprimtarisë së tyre në këtë institucion.

Po ashtu në Grupin Parlamentar të drejtuar nga Gramoz Ruci, socialistët kanë diskutuar dhe për miratimin e kandidaturës së Arjan Salatit si anëtarë të Bordit Drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Votimi për Salatin pritej 2 javë më parë, por burime nga Partia Socialiste thonë se mospërfshirja në rendin e ditës në atë seancë u bë nga vetë Kuvendi, me qëllim që ajo kandidaturë të miratohet sëbashku me gjithë anëtarët e bordit dhe drejtuesit e rinj të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Tv Klan