“Kandidatët për Këshillin Kombëtar u zgjodhën në mënyrë klienteliste, u përjashtuan demokratët e përkushtuar”

“Grupi për PD” i cilëson anti-statutore vendimet që u morën të shtunën në Kuvendin Kombëtar, i cili zgjodhi Këshillin e ri Kombëtar si dhe miratoi ndryshimet në statut të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Grupi për PD” thotë se në Kuvend mungoi analiza reale e arsyeve përse PD humbi në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit si dhe marrja e kësaj përgjegjësie nga kryetari i partisë.

Për këtë grupim, shumë nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste, duke lënë jashtë demokratët e përkushtuar.

Klan News