5 të arrestuar në “Ishullin e Erërave” në Greqi

5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi ishin pjese e një grupi që trafikonin kokainë. Hetimi i policisë u finalizua pas një operacioni të kryer në 24 orët e fundit në vendin e quajtur “Ishulli i erërave në Greqi”. Në pranga ra edhe koka e grupit, i cili është me origjinë shqiptare dhe identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Polica greke tha se janë sekuestruar 773 gramë kokainë e pastër, që ishte e fshehur në një sobë elektrike brenda një ndërmarrje transporti. Vlera e kokainës në treg arrinte shifrën mbi 150 mijë euro.

Në banesën e shqiptarëve të cilët jetonin në ishull, policia ka kryer kontroll, ku u sekuestruan 10 telefona celulare dhe një shume prej 2350 Euro.

Klan Plus