Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në Partinë Socialiste shfaqet grupi i tretë as me Nanon dhe as me Metën, i quajtur ndryshe grupi anti-krizë. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se kriza në PS ekziston. Të pakënaqurit e momentit nga Nano dhe Meta, apo nga të dy bashkë si Malaj, Blushi apo Majko, duket se do të krijojnë brenda partisë më të madhe në pushtet oponencën e radhës. Për Tv Klan flet Arben Malaj.

Arben Malaj:- “Në PS duhet të ketë një grup shumë të fortë anti-krizë. Anti-krizë ekonomike të shqiptarëve për të përmirësuar rezultatet”.

Kryetari i socialistëve Fatos Nano ndihet mjaft i qetë përball kristalizimit të grupit anti-krizë. Nano ka pohuar sot për Tv Klan se politika shqiptare vazhdon të vuaj nga mos ndarja me të kaluarën e klaneve. Ndarja me të kaluarën thot ai do të sillte modernizimin e partive dhe hapjen me shoqërinë civile. Nëse arrihet kjo sipas Nanos atëher shkatërrohen gardhet brenda partive.

Duke u ndalur konkretisht tek vija apo grupi i tretë në parti kryetari Nano pohon se nuk ka ndërment të pres se cili do të jetë emri pasardhës që përpiqet të zëvendësoj emrin parardhës. E nëse Nano nuk po pret të ndodh kjo athere ai është duke pritur të shoh se kush do të rreshtohet majtas apo djathtas tij./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari