Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Grupimi “Dhjetor ‘90” ka përkujtuar sot 9 vjetorin e fillimit të protestave studentore. I cilësuar marshimi i pishtareve aktiviteti i sotëm ka nisur nga sheshi “Demokracia” në Qytetin Studenti, atje ku filluan protestat kundër diktaturës.

Studentët e Dhjetorit ’90:- “Shpresojmë që shekulli i ri do të jetë shekulli i shqiptarëve në Ballkan, do të jetë me një parlament blu, do të jetë me një parlament blu, do të jetë ndryshe, do të jetë me një qeverisje tjetër dhe jo me këtë shqeverisje që i dhuruan shqiptarëve Marsin e ‘97”.

Ish-studentet e njohur me emrin Dhjetoristët, kanë përkujtuar iniciatorët e kësaj lëvizje që nuk jetojne me, Azem Hajdarin, Arben Brocin e Abdyl Matoshin. Në heshtje me gishtat lart “Dhjetoristet” kanë ndaluar përpara Ambasadës Amerikane dhe përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste ndaj qeverisjes aktuale dhe gjetjes se vrasesve të deputetit Azem Hajdari.

Përgjatë Bulevardit ata janë drejtuar për të Memoriali i liderit dhjetorist Azem Hajdari, ku vendosën lule në kujtim të tij.

Aktivitetet në përkujtim të fillimit të lëvizjes demokratike në Shqipëri kanë vijuar sot pasdite me një koncert të madh në sheshin “Demokracia” të Qytetit Studenti. Këngëtar dhe grupe të njohura shqiptare kanë krijuar një atmosferë festive në këtë shesh, nga i cili nisën revoltat e mëdha studentore. Në këtë koncert ka marrë pjesë edhe lideri demokrat Sali Berisha./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego