“Tentativat për bashkëqeverisje PS-PD, thikë pas shpine

Të rreshtuar në lëvizjen që e kanë pagëzuar si grupimi “Për PD-në”, kundërshtarët e Lulzim Bashës i kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes ne zgjedhjet e 25 Prillit.

“Grupimi kërkon reformim që vjen përmes dorëheqjes së kryetarit dhe mbledhjes së këshillit kombëtar”, tha Harxhi.

“E vetmja rrugë e ndershme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike”, tha Imami

Si të vetmen rrugë shohin reformimin e thellë të Partisë Demokratike dhe kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Por Bujar Nishani, i cili drejton këtë këshill tha se statuti ia pamundëson thirrjen e këtij organi për mbledhjen e firmave për shkarkimin e Bashës.

“Statuti aktual i PD për fat të keq është bërë në mënyrë të tillë që mos i shërbejë aksioneve të tilla dhe është bërë për të krijuar pamundësi institucionale”, tha Nishani.

Nishani e Imami e akuzuan Bashën se po ndryshe nga sa deklaron publikisht, ai po bën negociata me Edi Ramën për bashkëqeverisje, çka sipas tyre do të ishte një thike pas shpine ndaj demokratëve.

“Po kemi informacion, kjo përpjekje ka filluar në 17 Maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim. Po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, do i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike”, tha Imami.

Bujar Nishani, Arben Imami, Edit Harxhi, Abern Ristani, Bislim Ahmetaj, Edvin Kulluri dhe Ibsen Elezi u bënë thirrje të gjithë demokratëve të bëhen bashkë me këtë grupim për ta ringritur Partinë Demokratike dhe paralajmëruan se do të bëjnë gjithçka për largimin e Bashës.

Tv Klan