ISHP: Ka rritje të numrit të të infektuarve, shumica tek të pavaksinuarit

Java që lamë pas ka sjellë një rritje të numrit të të infektuarve me Covid në Shqipëri. Për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kjo situatë nuk mbetet shqetësuese për sa kohë vijon procesi i vaksinimit.

“Javën e fundit ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara me Covid, por kjo është një situatë e pritshme dhe nuk është shqetësuese. Në vjeshtë parashikohet rritje e numrit të rasteve por jo ne formë vale siç kaluam në Dimër. Por thelbi është vaksinimi i sa më shumë personave”

Më të prekur rezultojnë të rinjtë dhe të moshuarit.

“Grupmosha e rasteve të prekura paraqet dy kulme. 20-40 vjeç dhe 60-80 pra janë persona të pavaksinuar”.

Gjatë një jave në Shqipëri  afro 90 persona janë prekur me Covid-19.

Tv Klan