Qytetaret: Jemi imunizuar, por maskën do ta mbajmë sërish në ambiente publike

Prej disa ditësh të moshuarit mbi 60 vjeç po marrin dozën e dytë të vaksinës anticovid në të gjithë vendin, po ashtu edhe te qendra e imunizimit te sheshi Skënderbej

Kjo grupmoshë shprehet se procesi ka shkuar mire dhe nuk kanë patur asnjë komplikacion.

“E morëm dozën e dytë të vaksinës, jemi të kënaqur shumë”, është shprehur një qytetar.

Edhe pse janë më të sigurt pas imunizimit të plotë me të dyja dozat, qytetarët thonë se kujdesi nuk ndalet këtu.

Që prej muajit Janar në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 760 mijë vaksina anti-covid dhe me ardhjen e dozave të tjera objektivi i qeverisë mbetet imunizimi i 1 milionë qytetarëve brenda 1 muaji.

Klan News