Projekt-ligji që i hap rrugë ekstradimit të të arratisurve drejt Kinës ka shkaktuar përplasje në sallën e parlamentit të Hong Kongut, prej të cilave një deputet i opozitës u shoqërua në spital.

Deputetët e opozitës kundërshtuan vendosjen në krye të grupit të punës për hartimin e projektligjit të një përfaqësuesi të qeverisë lokale, që mbështetet nga Pekini. Ata rrethuan karrigen e tij dhe u përpoqën t’a largonin, por u penguan nga deputetët pro-Pekinit.

Qeveria kantonit të Hong Kongut paraqiti planin për lejimin e ekstradimeve të të dyshuarve dhe të arratisurve drejt Kinës. Për opozitën, ligji është i papranueshëm, pasi Pekini ka probleme të theksuara me zbatimin e të drejtave të njeriut në burgje.

Tv Klan