Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido ka thënë se është i gatshëm që ta japë edhe jetën vetëm për ta rrëzuar nga pushteti rivalin e tij, Nicolas Maduro.

Guaido ka fituar përkrahjen e Evropës dhe SHBA-së, por ka dështuar që ta bindë edhe ushtrinë venezuelase që t’i mbajë anën.

“Nuk më intereson nëse mund të më kushtojë me jetë apo me lirinë. Nëse e jap jetën pra për t’ju shërbyer njerëzve”

, ka thënë Guadio në një intervistë ekskluzive për Euronews.

“Frika jonë më e madhe është se çfarë mund të ndodhë që Venezuela të bëhet vend normal”.

Prapësëprapë ai premton se është vetëm çështje e kohës deri kur i izoluari Maduro të rrëzohet nga pushteti.

“Lajmi i mirë është se e ardhmja është e garantuar për Venezuelën dhe Maduro po bëhet çdo ditë dhe më i izoluar”

. /klankosova