Një vend me dy parlamente që marrin vendime të kundërta nga njëri-tjetri. Në këtë situatë e ka katandisur kriza e thellë ekonomike Venezuelën. Në njërën nga sallat e parlamentit në Karakas, deputetët mbështetës të presidentit Maduro, i hoqën imunitetin Huan Guaidos, i njohur nga perëndimi si president legjitim i Venezuelës.

German Escarra, deputet mbështetës i Maduros: 

Hapi i rradhës i takon gjykatës supreme që të nisë një proces dhe të lëshojë urdhër arrest për Guaidon. Ai akuzohet për abuzim me postin publik, grabitje të parave të popullit dhe tradhti kombëtare.

Më herët, Guaido mori pjesë në një seancë me deputetët mbështetës në një tjetër sallë parlamentare, ku komentoi edhe vendimin e deputetëve pro-Maduros.

Juan Guaido, president i përkohshëm i Venezuelës:

Ata nuk kanë të drejta ligjore për të më hequr imunitetin. Nëse u vëmë gjërave emrin e duhur, ky quhet persekutim politik dhe terrorizëm shtetëror.

Deputetët e Guaidos miratuan një ligj që mbron punonjësit publikë nga persekutimi shtetëror. Ligji ishte kundërreagim ndaj dekretit të Maduros që ndalonte protestat e opozitës, që prej muajsh janë gjithnjë e më të dhunshme. Vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomike, e shoqëruar me kolaps të sistemit energjetik, mungesë të theksuar të ujit të pijshëm dhe ushqimeve në dyqane.

Tv Klan