Manchester City nuk po arrin të marrë rezultate pozitive në këtë nisje të sezonit dhe Pep Guardiola duket se nuk do qëndrojë dhe për shumë gjatë në krye të stolit.

Drejtuesit e City-t duket se janë të pakënaqur me punën e Guardiolës dhe mediat vendase flasin për një shkarkim të mundshëm të tij.

Spanjolli tashmë është në provën e fundit dhe drejtuesit e ‘qytetarëve’ kanë gati dhe dy emra të mundshëm për ta zëvendësuar.

Mauricio Pochettino dhe Julian Nagelsmann janë dy emrat e pasardhësve të mundshëm në stolin e City-t. Ende asgjë nuk është zyrtare, por do pritet dhe rezultatet e javëve në vjim për të parë vendimin e drejtuesve të skuadrës.

Manchestër City në 5 javët e para të kampionatit ka mundur të marrë vetëm 8 pikë dhe ndodhet në vendin e 13-të./tvklan.al