Guardiola sapo rinovoi kontratën e tij me Manchester City edhe për dy vjet të tjera dhe kontaktoi menjëherë me ish-lojtarin e tij, Lionel Messi, i cili verën e kaluar ishte një hap larg transferimit nga Barcelona.

Kontrata e Messit me katalanasit mbaron verën që vjen, dhe sipas klauzolës, ai mund të firmosë një kontratë paraprake për çfarëdolloj klubi jashtë Spanjës pas 1 Janarit.

Kështu, Guardiola nuk u kursye dhe tha: “Messi është lojtar i Barcelonës. E kam thënë me mijëra herë. Si një tifoz, dua që Messi të përfundojë karrierën e tij në këtë ekip. Kontrata e tij mbaron këtë vit dhe nuk e di çfarë do të ndodhë në mendjen e tij. Kam shumë mirënjohje për klubin e Barcelonës dhe çfarë kanë bërë ata për mua. Në akademi, si lojtar dhe menaxher ata më dhanë gjithçka. Momentalisht Messi është lojtar i Barcelonës dhe merkatoja e verës është në Qershor, Korrik. Do të ofrojmë lojë të mrekullueshme. Kjo është e vetmja gjë që kemi prioritet. Për të tjerat, nuk mund të them asnjë gjë”.

Lojtari argjentinas kërkoi t’i bashkohej Manchester Cityt, madje nisi procedurat për këtë që në Gusht, por Presidenti i atëhershëm i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ndaloi transferimin.

Në Tetor, Bartomeu dha dorëheqjen dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e Messit. Sa i përket rinovimit të kontratës deri në 2023, 49-vjeçari shprehet se nuk ka ndërmend të lëvizë.

Nuk mendoj të shkoj në ndonjë vend tjetër. Vetëm të qëndroj këtu. Vendimi nuk ishte vetëm i imi, por i klubit gjithashtu. Nëse do e kisha ndjerë se kisha bërë mjaftueshëm, do kisha ndaluar. Por kemi ende shumë gjëra për të bërë bashkë. Duam të vazhdojmë të bëjmë çfarë kemi bërë në sezonet e kaluara”/tvklan.al