Ylli argjentinas planifikon të qëndrojë tek Barcelona

Raportohet se Manchester City nuk është më i interesuar për nënshkrimin me yllin e Barcelonës,  Lionel Messi.

Messi përflitet për një largim të mundshëm nga Barcelona, pasi edhe kontrata e tij skadon në qershor.

Por, sipas Diario Sport, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është duke planifikuar të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”.

Presidenti i sapozgjedhur i katalanasve, Laporta duket se ka arritur të bindë yllin argjentinas që të qëndrojë edhe më tej në klub.

Gjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka luajtur për klubin nga La Liga dhe në dy sezonet e fundit kishte një fazë kritike, shkaku i Jopsep Maria Bartoeut, që deri në fund të vitit të kaluar ishte në krye të klubit.

Thuhet se argjentinasi do të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe kështu Manchester City nuk do të tentojë as të futet në bisedime.

Pep Guardiola në disa intervista të tij ka bërë të ditur se ai do të dëshironte që sërish të bashkëpunonte me Messin, por ai vështirë se mund të largohet nga blaugranasit.

Klan News