Largimi i Alessandro Michele mund të krijojë vakum dhe mund të ulë të ardhurat e shtëpisë më të madhe të modës

Largimi i papritur nga Gucci i Alessandro Michele, stilistit të jashtëzakonshëm që ishte i preferuari i Harry Styles dhe Lady Gaga, po rrit presionin mbi korporatën shumëkombëshe me bazë në Francë, Kering pasi po përballet me ngadalësimin e rritjes së të ardhurave në shtëpinë italiane të modës.

Lajmet për largimin e drejtorit kreativ pas shtatë vitesh vijnë pasi Kering po kërkon të ringjallë firmën e famshme, e cila përbënte dy të tretat e fitimeve të kompanisë mëmë vitin e kaluar.

Tensionet janë ndezur brenda shtëpisë më të madhe të modës mes menaxherëve të cilët shqetësohen sesi do të jetë ana organizative pas dorëheqjes së Michele. Një ish-dizenjues aksesorësh, Michele u vlerësuar për ringjalljen dhe rritjen e  popullaritetit të Gucci-t kur solli  stile të shkëlqyera.

Kryetari dhe CEO i Kering, François-Henri Pinault ende nuk ka bërë asnjë emër zyrtar për një pasardhës. Pa një zëvendësim, analistët shprehen se largimi i Michele mund të krijojë vakum dhe mund të ulë ndjeshëm të ardhurat e shtëpisë më të madhe të modës. Kjo ngre disa pikëpyetje mbi evolucionin e markës në muajt e ardhshëm, duke lënë pasiguri. Largimi i Michele është “më shumë se thjesht largimi i një prej stilistëve më ikonë të dekadës së fundit kanë deklaruar ekspertët e modës.

Aksionet e Kering, me vlerë më shumë se 66 miliardë euro kanë mbetur prapa rivalëve në vitet e fundit pasi kanë humbur një të katërtën e vlerës së tyre këtë vit. Disa prej veshjeve të famshme të krijuara nga Michele sot e kësaj dite shihen edhe tek yjet e Hollywood.

Klan News