Koleksioni i ri i  përbëhet nga 7 ngjyra dhe 3 madhësi

Shtëpia e modës Gucci, ka sjellë së fundmi versionin e ri të çantës së Princeshë Diana. Çanta është rikonceptuar nga Alessandro Michele rreth 20 vjet pasi varianti origjinal u pëlqye së tepërmi.

Kjo çantë përfaqëson stilin e Dianës në fillimin e viteve ’90, kur paparacët e panë atë duke u larguar nga Chelsea.

Ndërsa distancohej gjithnjë e më shumë nga familja mbretërore, Diana u bë më e guximshme me zgjedhjet e saj të modës, megjithëse, siç thoshte dikur stilistja e saj Anna Harvey, ajo gjithmonë ruante seriozitetin kur bëhej fjalë për respektimin e kodeve mbretërore të veshjes.

Çanta e quajtur Jackie u bë tepër e njohur për shkak të dorezës së saj. Gucci Diana gjendet e disponueshme në tre madhësi dhe shtatë ngjyra të ndryshme.

Klan News