Shtëpia e famshme e modës po surprizon dita ditës me modelet, të cilat së fundmi po i përdor edhe si imazh të markës.

Pas modeles Armine Harutyunyan, e cila u përball edhe me kritika të shumta për tiparet dhe fizikun e saj, tani Gucci po devijon nga e përsosura .

Një tjetër imazh i kësaj kompanie lider është edhe 18-vjeçarja, Ellie Goldstein. E veçanta e Ellie qëndron në faktin se ajo është me sindromën Down , një gjë kjo që nuk ishte parë asnjëhërë nga kompani të tjera mode.

Drejtuesit e kësaj shtëpie mode duket se tanimë po i hapin rrugën të gjitha vajzave, të cilat mund të mos kenë një trup joshës që të tërheqi të gjithë.

Imazhet e Ellie, të postuara në faqen zyrtare të Gucci-t, kanë marrë mijëra pëlqime, çka tregon se 18-vjeçarja është pëlqyer shumë nga shikuesit.

Pavarësisht se është diagnostikuar me sindromën Down që në lindje, Goldstein nuk e ka lejuar kurrë që gjendja e saj të pengojë karrierën. Ajo nënshkroi në Zebedee Management në moshën 15 vjeç, një agjenci e angazhuar për të përfaqësuar modele me aftësi të kufizuara , ku u përzgjodh si imazhi më i bukur i kompanisë.

Historia e Armine, por edhe Ellie tregon edhe njëherë për stereotipet e vendosura për gratë në shoqëri dhe për standardet që vënë në dyshim karakteristikat fizike, pamjen, kilet e pakta dhe tendencën për të joshur, të cilat janë ato që tërheqin gjithmonë e më shumë njerëzit.

Klan Plus