Marcelo Guedes i Lyon është futbollisti më rezultativ në dyluftimet ajrore.

Sipas raportit të publikuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport mbrojtësi brazilian ka fituar në 85.5% të këtyre rasteve. Guedes është përpara mbrojtësve të njohur si Virgil van Dijk, Raphaël Varane, Gerard Pique apo Sergio Ramos në 5 ligat kryesore të kontinentit.

Ky studim është kryer nga nisja e këtij sezoni deri më tani. Në 26 ligat e tjera të nivelit më të ulët shfaqet mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, i cili aktivizohet me Cosenza në Serie B.

Shtatlarti është më shumë se 80% i suksesshëm në duelet ajrore. Një e dhënë e rëndësishme për 27-vjeçarin, i cili ndiqet nga ekipe në Itali dhe jashtë saj.

Tv Klan