3 trajnerë të larguar deri më tani në Superiore

Gugash Magani nuk është më trajneri i Egnatias. Skuadra nga Rrogozhina dhe ai ndërprenë bashkëpunimin pas humbjes 2 – 0 me Kukësin të dielën.

Sipas njoftimit vendimi u mor me mirëkuptim. 5 javët e fundit ekipi grumbulloi vetëm 3 pikë. Magani e riktheu Egnatian pas 15 vitesh mungesë në Superiore ku aktualisht renditet e teta me 11 pikë të siguruara në 10 ndeshje.

Gugash Magani është trajneri i tretë që largohet në këtë sezon. Të premten ishte Edi Martini i cili vendosi të largohej nga Teuta pas humbjes 2 – 1 me Partizanin. Martini e shpalli kampion skuadrën durrsake sezonin e kaluar.

Ai u zëvendësua nga Renato Arapi. I pari ta mbyllë para kohe malazezi Dejan Vukicevic, i cili drejtoi Laçin deri në javën e pestë. Me të kurbinasit morën vetëm 2 barazime. Në vend të Vukicevic erdhi Mirel Josa.

Tv Klan