
Gugash Magani shkon te Trepça ‘89
20:55 30/12/2017
Gugash Magani do të vijojë karrierën në Kosovë te Trepça ’89. Klubi kampion në fuqi zgjodhi Maganin duke shtuar numrin e trajnerëve nga Shqipëria në Superligën e Kosovës. Aktualisht Mirel Josa drejton Prishtinën, ndërsa Bledi Shkëmbi është në stolin e Lirisë së Prizrenit.
Gugash Magani duhet të mbrojë titullin kampion dhe të vijojë me përfaqësimin në kupat e Europës. Trepça ‘89 mori pjesë në verë në kualifikueset e Champions League, por duke u eliminuar që në turin e parë.
Magani u larguar para pak ditësh nga Teuta pas rezultateve që nuk i përgjigjeshin objektivave të klubit durrsak. Gugash Magani më parë ka drejtuar vetëm në Shqipëri, duke nisur nga Shkumbini, Flamurtari, Besa, Teuta dhe Tirana.
Tv Klan