Kurbinasit shpresojnë mbijetesën, zhysin në krizë Vllazninë

Laçi zhduk krizën në Superligën shqiptare. Kurbinasit morën një trepikësh me tepër vlera në javën e 26-të të saj, teksa mposhtën me shifrat e pastra 2-0 Vllazninë. Dopieta e sulmuesit kryesor Guindo në 45 minutëshin e parë i mjaftoi Laçit për të arritur suksesin pas 5 sfidave pa fitore në kampionat.

Afrikani e kishte fare të lehtë të kalonte portierin Zogoviç në minutën e 31-të të sfidës. Pak minuta më pas, Vllaznia u përpoq të reagojë, por hasi në ndërhyrjen e Selmanit.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Guindo shënoi sërish në portën shkodrane. Këtë herë autori i katër golave sezonal përktheu në gol një kundërsulm vrasës.

Pas kësaj fitoreje, Laçi nuk largohet nga zona e ftohtë gjithsesi ngushton distancat me Vllazninë e mesit të tabelës me katër pikë. Shkodranët po kalojnë një moment negativ në javët e fundit, pasi në 5 javët e fundit kanë koleksionuar vetëm tre pikë.

Klan News