Përbërësit:

100 gr parmixhano

50 gr gjalpë

3 patate

1 karotë

1 qepë

1 selino

1 domate

1 limon

1 fileto viçi

Birrë

Piper i kuq

Majdanoz

Dafinë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Presim në kubikë fileton e viçit, e marinojmë me kripë, piper dhe e vendosim në tigan që të skuqet. Më pas shtojmë në të qepën, karotën, selinon të gjitha të grira imët. Pasi skuqen bashkë shtojmë birrë dhe ndërkohë që ziejnë shtojmë një patate të grirë imët. Shtypim piperin e kuq, grijmë imët 2 thelpi hudhër, majdanozin dhe pak lëkurë limoni.

Patatet e ziera i shtypim, shtojmë në to pak nga erëzat dhe pjesën tjetër të tyre e shtojmë tek gulashi. Më pas tek patatet shtojmë djathin e grirë, gjalpë dhe e përziejmë derisa të bëhet krem. E vendosim në një qese pastiçerie dhe me të bëjmë forma në pjatë. Më pas vendosim edhe gulashin dhe është gati.

/tvklan.al