Manchester City ka në plan të lërë të lirë kapitenin dhe Mendy, kontrata u përfundon më 30 Qershor

Fituesi i tripletës së titujve, Manchester City, ka vendosur që të lënë të lirë kapitenin, Ilkai Gyndogan dhe Benjamin Mendy kur kontratat e tyre të përfundojnë në fund të muajit Qershor. Premier League njoftoi të premten se të dy ishin përfshirë në listën e lojtarëve që mund të largohen si transferime të lira.

Pasi udhëhoqi klubin drejt trofeve të Premier League, FA Cup dhe Ligës së Kampioneve në këtë sezon, Gundogan kishte qëndruar i heshtur sa i përket të ardhmes së tij. Ndërkohë që klubet e Arsenalit dhe të Barcelonës kishin shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit gjerman.

32-vjeçari, i cili ka lënë gjurmë te “Cityzens” fitoi 14 trofe, duke përfshirë pesë tituj kampionë, pasi u transferua në “Emirates Stadium” nga Borusia Dortmund në 2016. Mendy nuk ka luajtur për City që nga Gushti 2021 pasi u pezullua pas arrestimit të tij për akuzat përdhunim.

Francezi, i cili u ble në vitin 2017 për 66.6 mln dollarë, u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në janar, por ai po hetohet për dy akuza të tjera.

Klan News