Një perfomancë “live” pas 20 vitesh e grupit legjendar “Guns N’ Roses” ka mbledhur mes qindrave fansave në turmë dhe një publik me personazhe të njohur, që kanë vajtur për t’i ndjekur “live”.

Në listën e atyre që kanë qenë prezent në lokalin “The Troubadour” në West Hollyëood, ditën e premte, janë: Kate Hudson, Bradley Cooper, Lenny Kravitz, Michelle Rodriguez, Chris Brown, Jim Carrey and Nicolas Cage, Emily Ratajkoëksi, e shumë të tjerë.

Prania e tyre mund të vihej re në tribunën VIP të rezervuar për ata, të cilët mes turmës dukeshin si njerëz të thjeshtë, që po shijonin koncertin dhe jo si superyje të Hollywood.

Aktorja Kate Hudson duket se ka qenë më e emocionuar për këtë natë, sepse vahzdimisht ka postuar në snapchat-in e saj foto gjatë koncertit./tvklan.al