Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka përgëzuar zgjedhjen e Aida Hajnajt nga SPAK në krye të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

Kështu FBI-ja shqiptare pritet të drejtohet nga Aida Hajnaj, që deri tani ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tashmë emri i Hajnajt do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të vendosur me votim për kandidatin e propozuar.

Në  një reagim në Twitter, Kim shprehet se ky është një tjetër hap drejt reformës në Drejtësi.

“Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, teksa Komiteti Përzgjedhës për Drejtuesin e BKH-së ka dërguar në KLP për aprovim emrin e Aida Hajnaj. Hapi tjetër: Stërvitja në FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Gur, gur bëhet mur”.