Një mot krejtësisht i pazakontë ka përfshirë qytezën Zalau në Rumani . Pemë të rrëzuara, makina me xhama të thyer dhe çati të dëmtuara, kjo ishte situata pas stuhisë me breshër që pushtoi pjesën më të madhe të vendit.

Siç shihet nga pamjet, breshëri ka mbuluar sipërfaqen e tokës, që ka përmasat e një veze dhe në disa raste të tjera edhe më i madh.

Stuhia u shoqërua me erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Përveç Zalaut, nga moti i keq janë përfshirë edhe disa qyteza të tjera. Edhe pse zgjati vetëm 5 minuta shkaktoi frikë dhe panik te njerëzit.

Klan Plus