Gurët e tëmthit mund të jenë një problem shqetësues për personat që vuajnë nga ta. Ata krijohen nga grumbullimi i kolesterolit ose i pigmentit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gur të vetëm të madh ose qindra gurë të vegjël. Kjo do të thotë se madhësia e tyre varion nga një kokërr rëre në një top golfi.

Në rastet kur keni gurë në tëmth, ka një recetë të thjeshtë që mund ta përdorni për t’i nxjerrë jashtë. Receta e prezantuar nga nutricionistja Diola Dosti në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, konsiston në 3 produkte që gjenden në bufenë tuaj.

Përpara konsumimit të saj, kini parasysh se personat që vuajnë nga ulcera e stomakut apo aciditeti i lartë, mund të eleminojnë uthullën e mollës dhe të vijojnë me dy produktet e tjera.

Receta:

-160 ml vaj ulliri

-100 ml lëng molle jeshile i freskët

-1 lugë gjelle uthull molle organike

Këta përbërës përzihen dhe sasia e përftuar konsumohet 3 herë në ditë. Pra, një pjesë e saj esëll në mëngjes, një pjesë rreth 40-60 minuta përpara vaktit të drekës dhe më pas, përpara darkës nga 2-5 ditë./tvklan.al