E diela e kësaj jave do të rikthejë temperaturat e larta deri në 37 gradë në hije, por kjo vetëm për një ditë. Sipas meteorologëve edhe në 15 ditëshin e dytë të Gushtit, moti do të jetë i qëndrueshëm.

Kushdo që ka planifikuar pushimet në këto javë, ditët do të jenë më diell dhe temperatura normale deri në 32-33 gradë celcius, tipike për muajin e Gushit.

Sipas sinoptikanëve, pasditet do të jenë të freskëta dhe të shoqëruara me erë. Ndërsa pas datës 24 Gusht, në disa zona priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët.

Tv Klan