Manastirliu: I paraprijmë çdo situate në Shtator, Gjirokastra qarku më i imunizuar

Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç. Nga qendra shëndetsore Nr.1 në kryeqytet, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se kjo masë u mor për t’i paraprirë çdo skenari në muajin Shtator.

“Muaji Gusht do të jetë muaji i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç për t’u vaksinuar. Thirrje për studentët për t’u vaksinuar pasi Shtatori rrit kontaktet”.

Shkak për rritjen enumrit të infektimve dhe shtrimeve në spital, sipas ministres së Shëndetësisë, vijnë nga varianti Delta.

“Jemi përballë një situate që është e kontrolluar që ka ardhur si rezultat i variantit Delta. Numrat janë rritur në mënyrë të lehtë, qytetarët nuk janë vaksinuar ata që janë në spital”.

Deri tani Qarku i Gjirokastrës ka mbulesën më të lartë vaksinale me 60 % të popullsisë.

“Po rritet mbulesa vaksinale, sidomos ajo me dy doza rrethet si Gjirokastra është 60%. Tirana 30 % e popullatës”.

Në Shqipëri, afro 500 mijë qytetarë janë imunizuar me të dyja dozat.

Tv Klan