Në portin e Durrësit në 1 ditë hyjnë 5 mijë persona.

Dita e parë e muajit Gusht ka shënuar fluks të lartë të kthimit të emigrantëve për pushimet verore në vendin tonë.

Afro 5 mijë pasagjerë kanë zbarkuar në Portin e Durrësit vetëm ne hyrje.

Sipas të dhënave, 4 tragetet kanë mbërritur nga Bari dhe Ankona, duke shënuar kështu pikun e hyrjeve nëpërmjet kësaj pike kufitare.

Në dispozicion të përpunimit të pasagjerëve janë 26 sportele, 16 për automjetet dhe 10 për individët.

Ndërkohë përgjatë muajit korrik nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë 84 540 qytetarë dhe 21 mijë automjete, shifër kjo më e lartë se e njëjta përiudhë e një viti më parë.

Me të njejtin fluks në rritje porti pritet të perballet përgjatë gjithë javes së pare te Gushtit.

Tv Klan