Jo vetëm kjo fundjavë por edhe java e parë e gushtit do të jetë me mot të mirë.  Sinoptikanët parashikojnë diell përvëlues me temperatura të larta.

Në këto kushte, shumë do t’i drejtohen detit apo pishinave për të gjetur pak freski, por mjekët dermatolog apelojnë për kujdes, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas dermatologëve,  kur temperaturat i kalojnë 35 gradë, edhe kremrat mbrojtës nuk janë efektiv në orët e pikut.  Kujdes duhet bërë edhe në orët e para të mëngjesit veçanërisht me fëmijët.

Për të kaluar pa probleme shëndetësore ditët e verës,  mjeket rekomandojnë, pirjen e sa më shumë lëngjeve, qëndrimin në hije dhe freskimin disa herë gjatë ditë me anë të larjeve në dush.

Tv Klan