112 të shtruar, 18 në reanimacion dhe 3 të intubuar

Java e parë e Gushtit ka vijuar me numër të lartë të infektuarish dhe shtrimesh në dy spitalet Covid. Nga të dhënat e siguruara nga Tv Klan rezulton se 112 janë të shtruar në dy spitalet Covid, atë “Infektiv” dhe “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Prej tyre 18  janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar në gjendje të rëndë për jetën. Me shqetësim po shihet përhapja e virusit tek të rinjtë. Sipas ekspertëve, ata janë kthyer në burimin kryesor të përhapjes së Covid-19 në komunitet.

Bluzat e bardha rekomandojnë mbajtjen e distancës dhe përdorimin e maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura si të vetmet masa që frenojnë përhapjen e koronavirusit.

Tv Klan