Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani bëri me dije nga Gjirokastra se sektori bankar në vend po konsolidohet, duke iu referuar ritmit në rritje të kreditimit.
Sipas Fullanit këta tregues japin sinjale pozitive gjë që tregon rikthimin e financimit të ekonomisë nga sistemi bankar.
Ardian Fullani: “Institucionet financiare bankare kanë një kontribut mjaft të madh, përsa i përket rënies së kapitalit, njëkohësisht mos harrojmë që problemet e punës dhe problemet e që thash inovacionit teknologjik janë shumë të rëndësishëm për të krijuar një vlerë të shtuar.”
Gjithashtu sipas guvernatorit Fullani deficit ka shënuar ulje të ndjeshme në muajt e fundit pasi niveli i të ardhurave ka shënuar rritje.
Ardian Fullani:” Gjysma e parë e këtij viti aktualisht ka regjistruar një shkurtim të deficitit tregtar. Por këto zhvillime pozitive janë rezultat dhe kanë brenda elementë të rëndësishëm të goditjeve rastësore.”
Ndërkaq Fullani vlerësoi ecurinë pozitive të shkëmbimeve tregtare dhe në veçanti rritjen e eksporteve./tvklan.al