Diskutohet për rritjen ekonomike, inflacionin dhe politikat ekonomike

Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Mateo Bugameli. Pritjet për rritjen ekonomike, inflacionin, kursin e këmbimit, zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar qenë në fokus të takimit.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe çështje si; orientimi i duhur i politikave ekonomike për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Guvernatori Sejko prezantoi ndikimin e pandemisë në ecurinë ekonomike, pritjet për rimëkëmbjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme, si dhe zhvillimet më të fundit në sistemet e pagesave dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme.

Më tej, Guvernatori Sejko vlerësoi në veçanti kontributin e Bankës Botërore në fushën e ndërhyrjes në operacionalizimin e kuadrit rregullator të përafruar me atë të Bashkimit Evropian.  

Tv Klan