Guvernatori takon Shoqatën e Bankave

Guvernatori takon Shoqatën e Bankave

16:59 24/07/2019

Diskutohet për gjendjen e sistemit bankar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Sejko u ndal veçanërisht në ecurinë e sektorit bankar, ku theksoi se të dhënat e fundit tregojnë një përmirësim të aktivitetit të këtij sektori në drejtim të kredidhënies, si dhe në uljen e kredive me probleme.

Guvernatori theksoi rëndësinë e vënies në jetë të një plani masash, synimi i të cilit është të rigjallërojë procesin e kreditimit të shëndetshëm në vend.

Sejko dha mbështetje edhe për realizimin Byrosë Kombëtare të Kredisë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT